TIRANË
Këshilltari Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj është pezulluar nga detyra. Ky vendim është botuar në Fletore Zyrtare e Republikës së Shqipërisë.
Ky vendim është marrë dy ditë më parë , konkretisht me datë 3 dhjetor dhe mban firmën e zëvendës kryeministrit, Erion Barçe, ndërkohë që ende nuk dihen arsyet e vërteta të pezullimit të Arben Malajt nga posti i Këshilltarit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare:
VENDIMNr.766, datë3.12.2019PËRPEZULLIMIN NGA DETYRA TË NJË ANËTARI TË KËSHILLIT MBIKËQYRËS TË BANKËS SË SHQIPËRISË
Nëmbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe tëpikës1, të nenit 47, të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI:
- Z. Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pezullohet nga kjo detyrë.
- Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për shkarkimin e z. Arben Malaj nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
ZËVENDËSKRYEMINISTËRErion Braçe.