KRUJË

Një person është plagosur me armë zjarri në qytetin e Krujës pas një sherri mes fqinjësh. Sipas raportimeve të para, ngjarja ka ndodhur pranë spitalit të qytetit, në “rrugën e Llubanëve”, ku shtetasi Adriatik Ishmaku është qëlluar me armë zjarri nga shtetasi, Kastriot Alushi.

Ai është plagosur në këmbë dhe është dërguar në spital me urgjencë. Dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë një konflikt banal i çastit. Policia ndodhet në vend dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: