Një ditë pas plagosjes që ndodhi në Mirditë, ku i lënduar mbeti 26-vjecari Frederik Leka, policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorët e dyshuar të ngjarjes. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në vendin e quajtur “Kroji Shtogut” në Mirditë.

I riu u dhunua e më pas u qellua me plumb në shpatull dhe në këmbë nga 4 personat që janë shpallur në kërkim. 26-vjecari u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISË
Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të plagosjes së shtetasit F. L., ndodhur mbrëmjen e djeshme. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Kroji Shtogut” Mirditë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas, Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit A.N.,A.N., V.P. dhe A.P., banues në Lezhë dhe Mirditë, kanë goditur me sende të forta dhe plagosur me armë zjarri shtetasin F. L. Policia e Qarkut Lezhë vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e autorëve të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb