Policia ka dhënë detaje në lidhje me konfliktin e ndodhur sot mes disa personave në një servis në Vorë.
Forcat blu shprehen se sot në një servis në Marikaj ka ndodhur një konflikt mes disa shtetasve. Gjatë konfliktit është dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi Xhuliano Shkurti, 28 vjeç, dhe me sende të forta shtetasit A. M., 35 vjeç, dhe F. M., 37 vjeç.
Të tre këta shtetas ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Po punohet për shoqërimin e shtetasve të përfshirë në konflikt, ndërsa punohet në drejtim të sqarimit të rrethanave të ngjarjes.
“Vorë/Informacion paraprak
Më datë 15.10.2024, në një servis në Marikaj ka ndodhur një konflikt midis disa shtetasve. Gjatë konfliktit është dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi Xh. Sh., 28 vjeç, dhe me sende të forta shtetasit A. M., 35 vjeç, dhe F. M., 37 vjeç.
Të tre këta shtetas ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e shtetasve të përfshirë në konflikt ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
(Balkanweb)