Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30 në Fushë-Mëzez, teksa raportohet se një 15-vjeçar është paraqitur në spitalin e Traumës pasi është plagosur me armë zjarri.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe policia është angazhuar për të zbardhur situatën.

I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shërbimet e Policisë së Shtetit, së bashku me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb