TIRANE

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur para pak minutash në Tiranë, në zonën e Mëzezit, ku një 26 vjeçar është plagosur me armë zjarri.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se i riu menjëherë pas plagosjes ka shkuar për ndihmë mjekësore. Mësohet se i riu nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë. Ai nuk ka treguar nëse bëhet fjalë për vetëplagosje apo  plagosje.

Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:35, ka shkuar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi E. M., 26 vjeç, jashtë rrezikut për jetën, i cili është plagosur në këmbë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta në rrugën “Asdreni” në Fushë Mëzez, Kashar.

 

Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: