Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë mesditë në Durrës.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Balkanweb, Klodiana Haxhiaj. Plagosja ka ndodhur në zonën e stadiumit të qytetit bregdetar.

Burime nga policia bëjnë me dije se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Nga sherri, një prej personave është plagosur me thikë. Policia është në vendngjarje. I plagosuri është dërguar në spital, ndërsa autori u arrestua nga policia.

“Durrës

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 60-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, autori i dyshuar.

Në lagjen nr. 6, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi R. Ll., rreth 45 vjeç (me probleme të shëndetit mendor) dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin V. P., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. Ll., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: