Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Rreth orës 20:30, në Rrugën e Dibrës, shtetasi Gentian Krasniqi është goditur me mjet prerës dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas ngjarjes, forcat e policisë kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e sulmit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb