Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku kanë mbetur të plagosur dy adoleshentë. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se dy adoleshentë, të dy nxënës të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë janë konfliktuar mes tyre para shkollës dhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta.

Të dy kanë marrë plagë dhe janë transportuar me urgjencë në spital. Nuk dihen ende arsyet e konfliktit.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të krimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb