TIRANE – Një incident ka ndodhur ditën e sotme në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë gjatë ceremonisë për kujtimin e dëshmorëve të rënë për Atdheun.

Konflikti ndodhi mes veteranëve që mbanin në duar fotot e ish-diktatorit Enver Hoxha.

“Këput qafën”, dhe ofendime të tjera janë dëgjuar gjatë përplajes mes tyre.

Disa veteranë me pankartat në duar brohorisnin “Partia Komuniste, Partia Komuniste”, ndërsa disa persona të tjerë kanë fërshëllyer kundër tyre.

“Enver Hoxha i bëre gropën këtij vendi, poshtë komunizmi,” bërtisnin personat që u përplasën fizikisht me veteranët.

BalkanWeb mëson se gjatë sherrit janë përdorur edhe shkopinj.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: