TIRANE- Një punonjës i Gardës së Republikës është gjetur i pajetë brenda makinës së tij në garazhin e caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme. Identiteti i punonjësit nuk është bëre ende i ditur, por bëhet fjalë për shoferin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Burime policore thonë se gardisti i gjetur brenda makinës kishte një plumb në kokë dhe se dyshohet të jetë vetëvrarë me një armë të llojit pistoletë që iu gjet afër trupit. Për rastin po kryehen të gjitha hetimet e nevojshme.

NGJARJA
Sot rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës së Republikës është gjetur i pajetë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç.

Trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: