ELBASAN

Policia e Elbasanit ka arrestuar shtatë persona për disa vepra penale. Sipas policisë, ndaj të arrestuarve rëndojnë një sërë akuzash nga dhuna në familje tek shkaktimi i aksidenteve.


Të arrestuarit do të dalin para togave të zeza, ndërsa më pas do të njihen edhe me akuzat, që rëndojnë mbi ta.


Njoftimi i policisë:

Vijon puna nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar dhe ndaluar 7 persona për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për qarkullimin rrugor në DVP Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi:


I.T., 66 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke drejtuar mjetin kamion ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin P.N. Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestuan dhe u ndaluan shtetasit:

G.M., 44 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, në banesë.

K.N., 30 vjeç, banues në Gjirokastër, u ndalua pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar sepse ka kanosur dhe tentuar të ushtrojë dhunë fizike ndaj bashkëjetueses.

F.K., 37 vjeç, banues në Elbasan është kapur nga shërbimet e Policisë së Elbasanit, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e armëve të ftohta”. Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd arrestuan dhe ndaluan shtetasit:

A.P., 39 vjeç, banues në Librazhd, pasi për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta vëllain e tij, si dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij. P.Sh., 39 vjeç, banues në Prrenjas, u kap nga shërbimet e Policisë Librazhd, pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, u arrestua në flagrancë shtetas A.P., 44 vjeç, banues në Gramsh, pasi në fshatin Harunas, në vendin e quajtur “Bregu i Selesofit”, gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe sekuestruan 42 bimë narkotike të kultivuara. Dyshohet se ky shtetas në bashkëpunim me një shtetas tjetër, i cili është shpallur në kërkim kombëtar dhe po punohet për kapjen e tij, ka kultivuar lëndë narkotike. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb