Policia e Shkodrës ka zhvilluar një aksion në orët e mbrëmjes së djeshme deri në mëngjesin e sotëm.

Janë zhvilluar kontrolle në disa lokale dhe mjedise të ndryshme teksa janë konstatuar lojëra fati të paligjshme, baste sportive të paligjshme ndërsa është gjetur edhe lëndë narkotike e dyshuar si kanabis dhe kokainë por në doza të vogla.

Dyshohet për 5 të arrestuar nga policia ndërsa numri i të shoqëruarve ka qenë rreth 20 persona 5 prej të cilëve mendohet se janë vënë në pranga.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb