TIRANË

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje kriminale në Tiranë. Sipas policisë, në pranga ka përfunduar shtetasi A.V., 42 vjeç pasi dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten dhe fëmijët. Gjatë kontrolleve të ushtruar, policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë, të cilën autori e mbante në banesë.

Njoftimi i policisë:

Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në familje. Dhunon fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten dhe fëmijët, arrestohet në flagrancë nga Policia. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë të cilat ky shtetas i mbante në banesë pa leje.

Specialistët për parandalimin dhe Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4 arrestuan në flagrancë shtetasin:  A. V., 42 vjeç, banues në fshatin Vilëz në Zall Bastar/Tiranë. Ky shtetas  në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve (bashkëshortes, djalit dhe vajzës).

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë këtij shtetasi , Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë .. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. V., për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

( BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: