Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në Qytetin Studenti.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se dy të rinj janë konfliktuar me njeri-tjetrin dhe një prej tyre është plagosur me thikë në dorë.

Forca të shumta policia kanë rrethuar një objekt ku dyshohet se ka ndodhur dhe plagosja, teksa janë shoqëruar disa persona. Po kështu sipas burimeve mësohet se autor i plagosjes është 19-vjeçari me inicialet A.A.

Informacion paraprak
– Më datë 21.11.2024, në Qytet Studenti, në rrugën “Sotir Kolea”, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi A. A., 19 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin A. D., 20 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb