TIRANE

Vetëm pak minuta pasi opozita mbylli protestën e saj të 9-të njëherësh të tretën kombëtare, policia nis shoqërimet.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se ka shoqëruar 20 protestues.

Kujtojmë që gjatë protestës policia ka bërë disa herë thirrje që protestuesit e maskuar të vetëpërmbaheshin e të ndalnin aktet e dhunës, por kjo nuk ka mjaftuar. Gjatë protestës te Parlamenti ata i vunë zjarrin e dhe një makine të parkuar, si dhe thyen xhamat e një biznesi aty pranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb