TIRANE

Situata pas tërmetit ka sjellë paqen mes Instituticionit të presidentit dhe qeverisë. Ditën e sotme kreu i shtetit dekretoi aktin normativ për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave.

Pas një sërë ligjesh të kthyera Kuvendit për rishqyrtim, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot shpalljen e ligjit nr. 80/2019 Për miratimin e aktit normativ, për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019”.

“D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 80/2019 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 6, datë 30.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019”.” thuhet ne njoftim.

Dekreti
Dekreti

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb