Partia Socialiste ka përmbyllur përzgjedhjen e kandidatëve të saj për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun e Tiranës. Ogerta Manastirliu, në cilësinë e njërës prej drejtueseve politike të PS, ka zbuluar emrat e kandidatëve që do të garojnë në dy format e listave: të mbyllur dhe të hapur. Lista e mbyllur do të kryesohet nga kryeministri Edi Rama.
Emrat e tjerë në listën e mbyllur janë Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali, Lindita Nikolli, Adea Pirdeni, Albana Koçiu, Igli Hasani, Erjon Malaj, Iris Luarasi, Taulant Balla, Delina Ibrahimaj.
Lista e Mbyllur:
1. Edi Rama
2. Ogerta Manastirliu
3. Elisa Spiropali
4. Lindita Nikolla
5. Taulant Balla
6. Adea Pirdeni
7. Albana Koçiu
8. Igli Hasanaj
9. Delina Ibrahimaj
10. Ilva Gjuzi
11. Iris Luarasi
12. Erjon Malaj
Përveç kandidatëve të përfshirë në listën e mbyllur, PS ka paraqitur edhe një listë të hapur me emra të njohur të politikës socialiste dhe figura të reja, duke përfshirë:
Lista e hapur:
-Andi Seferaj
-Anila Denaj
-Antonela Dedej
-Arben Pëllumbi
-Blendi Gonxhe
-Blendi Sulaj
-Blerina Gjylameti
-Endrit Brahimllari
-Entela Ramucaci
-Ermonela Felaj
-Ervin Hoxha
-Etilda Gjonaj
-Etjen Xhafaj
-Fatmir Xhafaj
-Florjan Pullazi
-Halit Valteri
-Julinda Dhama
-Klotilda Bushka
-Mimi Kodheli
-Olta Xhaçka
-Ronaldo Rakipi
-Pandeli Majko
-Plarent Ndreca
-Sofika Lleshi
-Toni Gogu
-Xhemal Qefalia
-Ylli Shehu
(BalkanWeb)