SKRAPAR- Zbulohen 1 ton kanabis në një magazinë në Lapan të Skraparit. Në baze të një hetimi të Prokurorisë për Krime të Renda, është zbuluar magazina, e cila ishte ngritur në një kapanon të braktisur.

Po ashtu, theksohet se magazina shërbente për tharjen dhe paketimin e lëndës narkotike. Deri më tani nuk dihen të dhëna të tjera rreth kësaj ngjarje, ndërsa raportohet se 7 persona janë shpallur në kërkim nga Prokuroria për Krime të Rënda.

“BalkanWeb” ka siguruar foto nga magazina, ndërsa duket sasia e madhe e lëndës narkotike, e cila ishte paketuar në thasë të mëdhenj.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 23.03.2017, Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, mbi bazë të një pune hetimore kanë konstatuar në një magazinë në fshatin Lapan, Skrapar një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva si dhe mbetje të kësaj lënde.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb