Drejtuesi politik i qarkut të Dibrës, Blendi Klosi, ka prezantuar para medias listën e mbyllur kandidatëve për deputetë në këtë qark e cila përbëhet nga 7 kandidatë.
PS ka vendosur në listën e mbyllur të qarkut Dibër, Blendi Klosin dhe Alma Selamin, ndërsa në listën e hapur do të jenë Murat Dani, Daniel Gjura, Valentina Haliti, Agron Malaj dhe Dritan Selishta.