Partia Demokratike ka bërë të ditur sot listën e drejtuesve politikë për qarqe, duke njoftuar një riorganizim të rëndësishëm në strukturën e saj për fushatën e ardhshme.

Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së dhe Edi Paloka, kryetari i Këshillit Kombëtar janë caktuar në krye të fushatës në të gjithë Shqipërinë, duke pasur përgjegjësi për koordinimin dhe drejtimin e strategjisë elektorale të partisë në nivel kombëtar.

Lista e drejtuesve politikë për çdo qark:

  • Tiranë: Belind Këlliçi
  • Durrës: Oerd Bylykbashi
  • Lezhë: Agron Gjekmarkaj
  • Shkodër: Luçiano Boçi
  • Fier: Gazment Bardhi
  • Kukës: Flamur Hoxha
  • Dibër: Xhelal Mziu
  • Elbasan: Ervin Salianji
  • Korçë: Ivi Kaso
  • Berat: Eno Bozdo
  • Vlorë: Bujar Leskaj
  • Gjirokastër: Tritan Shehu

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb