TIRANË- Policia jep versionin zyrtar në krimit të trefishtë të ndodhur mbrëmë në Tiranë, ndërsa deklaron se ka identifikuar autorët e krimit. Dy prej të plagosurve janë arrestuar në ambientet e spitalit. Ndërkohë “BalkanWeb” mëson se Fabiol Allushi, 42 vjeç.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në një lokal në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku u plagosën me armë zjarri shtetasit Ervis Martinaj, 36 vjeç dhe Eljon (Esmeraldo) Hate, 28 vjeç, si dhe mbeti i vrarë shtetasi Fabian Gaxha, 28 vjeç.

Grupi i posaçëm hetimor i përbërë nga Specialistë të Taks Forcës Qëndrore, Specialistë të Policisë së Shtetit, Specialistë të Hetimit të Krimeve ndaj jetës dhe pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e një grupi Prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë
– Eljon Hate, 28 vjeç, banues në Shkodër

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit:
– Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Tiranë;
– Fabio Allushi, 42 vjeç, banues në Tiranë;
– Mevjol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë;

Këta shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi F. G, dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– armë zjarri tip “Glock”
– 11 gëzhoja
– 10 000 euro
– tre automjete
– aparate celular

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, të parashikuar nga nenet 79/dh-25, 278 të Kodit Penal.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb