LEZHË- Akt i rëndë në Lezhë në ditën e zgjedhjeve. Një aktivist i LSI-së është qëlluar me armë dhe ka mbetur i plagosur. Ende nuk dihen autorët, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Mësohet se aktivisti i plagosur është F.Dushku. Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe nga të dhënat paraprake që mëson “BalkanWeb” ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet dhe po merr në pyetje dëshmitarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb