Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë emëruar disa zëvendësministra të rinj. Blerta Rama është emëruar zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ndërkaq, Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, u lirua nga kjo detyrë dhe është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Gjithashtu, kryeministri Edi Rama ka emëruar Ilva Gjuzin zëvendësministre të Turizmit dhe Mjedisit.
Gjuzi u prezantua në mbledhjen e fundit të Asamblesë së PS nga Edi Rama si nënkryetare e Asamblesë dhe u promovua në media ditët e fundit.
Ndërsa, Silda Çepe është emëruar zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Sofjan Jaupaj u emërua zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.
VENDIM I KËSHILLIT TË MINISTRAVE:
Znj. Blerta Rama emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Ilva Gjuzi emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Silda Çepe emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Sofjan Jaupaj emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
(Balkanweb)