Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me ngjarjen në Astir, që “çoi në këmbë” RENEA-n. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se vajza është gjetur e vetme në banesë. Mësohet se ajo është në gjendje të rënduar psikologjike.
Forcat RENEA u detyruan të zbresin me litar nga tarraca për të hyrë në apartamentin nga ku erdhi telefonata alarmuese.
Tiranë/Informacion paraprak
Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.
Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap.
(BalkanWeb)