TIRANË

Tirana u trondit sot nga një ngjarje e padëgjuar prej vitesh në kryeqytet dhe më gjerë. Një vajzë 13-vjeçare u tha se ishte rrëmbyer nga një person i paidentifikuar sapo kishte zbritur nga furgoni i shkollës.

Policia deklaroi se ngjarja kishtendodhur në rrugën “Ndre Mjeda” ose pranë zonës së njohur ndryshe si ish-fusha e aviacionit ku një person i paidentifikuar, kishte marrë jashtë dëshirës në automjet 13-vjeçaren dhe ishte larguar.

Pas orësht të tëra panik, policia ka mundur të gjejë vajzën, e cila ka pranuar se e gjitha ka qenë një sajesë e saj për t’iu shpëtuar prindërve dhe për të kaluar disa orë me shoqërinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb