TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka folur në seancën e sotme për ministrin e Brendshëm duke përsëritur akuzat ndaj tij për çështjen e vëllait. Pasi kryetarit të PD-së i ka mbaruar koha, kreu i Kuvendit i ka mbyllur mikrofonin.

Kjo gjë ka irrituar opozitën. Deputetët e PD dhe LSI janë çuar më këmbë dhe kanë rrethuar foltoren. Ruçi tha se acarimi është i kotë pasi Bashës i mbaroi koha edhe pse nuk foli për tema të rendit të ditës.

“Na lejoni të vazhdojmë normalisht, qoftë për çështjet që ju ngritët, qoftë për çështje të rendit të ditës”, tha Ruçi. Por me gjithë këtë, deputetët e opozitës nuk janë ulur, çka e ka detyruar kreun e Kuvendit të mbyllë seancën.
WhatsApp Image 2018-05-10 at 12.11.47

WhatsApp Image 2018-05-10 at 12.11.51

Basha, Kuvend, tensione

WhatsApp Image 2018-05-10 at 12.12.04
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb