Kreu i PD Sali Berisha sapo ka dalë nga banesa e tij, për t’u nisur drejt zyrave të SPAK. Berisha është thirrur këtë të mërkurë në SPAK, ndërsa hetimet ndaj tij për dosjen “Partizani” janë drejt fundit.

Në SPAK, mësohet se Berishës do i komunikohet akuza e Strukturës së Posaçme. Në SPAK gjithashtu do të paraqitet edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Në orën 12:00 do t’i komunikohet akuza Berishës, ndërsa në orën 14:00 Malltezit.

Sali Berisha është në arrest shtëpie që në dhjetor 2023. Ai ndodhet nën hetim për veprën penale të korrupsionit, bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Ky i fundit akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt, nga vendimet e qeverisë të marra nga vjehrri.

Berisha dhe Malltezi kanë kundërshtuar të dy akuzat, duke thënë se hetimet janë të orkestruara.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb