Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e SPAK në kuadër të respektimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.
Ish-kryeministri akuzohet për veprën penale të korrupsionit të kryer në bashkëpunim në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Berisha është pritur nga mbështetës të PD para Prokurorisë së Posaçme.
(BalkanWeb)
