ELBASAN

Drejtuesit e organeve ligjzbatuese në vend kanë zbarkuar pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, kreu i SHIK, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, drejtuesja e Prokurorisë së  Elbasanit, Drejtuesit e Drejtorisë Vendore Elbasan po zhvillojnë një takim me prefektin, Gledian Llatja.

Policia e Shtetit zhvilloi sot një operacion antidrogë të shtrirë në qytetin e Elbasanit dhe në kryeqytet, ndërsa ka shoqëruar 10 persona me precedentë penalë. Në mesin e të shoqëruarve, 5 prej tyre rezultojnë me urdhër arresti.

Ky takim në Elbasan vjen fill pas atij të Shkodrës, ku Veliu së bashku me ministrin e Brendshëm diskutuan për 90 minuta me prefektin e ri të Shkodrës. Gjatë takimit u theksua se prioriteti kryesor i qeverisë dhe i ministrisë është garantimi i sigurisë së qytetarëve.

Qyteti i Elbasanit dhe ai i Shkodrës ditët e fundit kanë qenë pika të nxehta për Policinë. Në mes të qytetit të Elbasanit u ekzekutua avokati  i Emiljano Shullazit, Ravik Gurra, ndërsa në Shkodër u ekzekutuan pranë shtëpisë dy vëllezërit Bilali.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: