Rikthehet frika nga tërmetet në Shqipëri. Mësohet se një tjetër lëkundje është regjistruar ditën e sotme, vetëm 26 km nga Tirana. Mësohet se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ka qenë Xhafzotaj.

Siç thuhet edhe në parashikimet e institutit CSEM, tërmeti ishte 11 km larg Vorës. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.

Capture
Capture

Kujtojmë që prej 21 shtatorit, ku Tirana dhe Durrësi u goditën nga një tërmet 5.8 ballë, ka pasur edhe të tjera lëkundje, por me magnitudë më të vogël. Tërmeti i 21 shtatorit shkaktoi panik tek qytetarët, ndërsa dhjetra persona mbetën të lënduar, si dhe u dëmtuan shumë banesa dhe disa makina.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: