TIRANË
Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në zonën e Saukut në Tiranë. Nga të dhënat e para thuhet se përplasja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa fatmirësisht i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupit hetimor kanë nisur punën për dokuementimin e plotë të ngjarjes.
“Në afërsi të një parkingu të një hoteli në Sauk, gjatë një konflikti të çastit për motive ende të paqarta, shtetasi N.N dyshohet se ka plagosur me armë zjarri jashtë rrezikut për jetën shtetasin E.M.,27 vjeç, banues në Tiranë. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave tê ngjarjes.Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit i cili është shpallur menjëherë në kërkim policor”-njofton policia.
(n.m/BalkanWeb)