Përfshihen në konflikt dy familje në fshatin Gjegjan të Pukës.

Mësohet se në konflikt e sipër janë përdorur dhe mjete prerëse, këmesë. 4 nga pjesëtaret e përfshirë në konflikt ndodhen në spital për shkak të dëmtimeve në pjesët e ndryshme të turpit.

Sakaq mësohet se të dëmtuarit janë anëtar nga dy familjet. Një nga personat e lënduar më rënde, në spital me dëmtime dhe bashkëshortja e tij. Policia ndodhet në vendngjarje, teksa po heton për shkakun e konfliktit.

Konflikti mes dy familjeve mendohet të jetë i vjetër. Të përfshira në konflikt familjet Marku e Zefi në Gjegjan Epër.

“Në fshatin Gjegjan, dyshohet se janë përfshirë në konflikt shtetasi K. M., 55 vjeç, me shtetasin F. Z., 36 vjeç dhe me nënën e tij, shtetasen B. Z., 60 vjeçe, të tre banues në këtë fshat. Si pasojë e përdorimit të sendeve të forta gjatë konfliktit kanë mbetur të dëmtuar të tre këta shtetas, të cilët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, sqaroi policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb