ELBASAN

Një 20-vjeçar është plagosur me thikë në Elbasan. Policia e Elbasanit thotë se plagosja e të riut ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa fatmirësisht shtetasi A.D ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Gjatë një konflikti pēr motive të dobëta është plagosur me mjet të mprehtë thikë shtetasi A.D., 20 vjeç,  banues në Elbasan,  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen  e rrethanave të ngjarjes,   idetifikinin dhe kapjen  e autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: