Sherr me thika në Rrugën e Dibrës, ku për pasojë një i ri ka humbur jetën. Gazetari Igli Çelmeta raporton se bëhet fjalë për 20-vjeçarin Stivens Toshkësi.

Ndërkohë, shtetasit Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj akuzohen se kanë goditur me mjet prerës Toshkëzin, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

NJOFTIMI
Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin A. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb