PESHKOPI – Një sherr mes të rinjsh ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Peshkopisë.
Nga ngjarja ka mbetur i plagosur 24-vjeçar Vilson Meta, i cili nga raportimet e para thuhet se është goditur me mjete të forta.
Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Peshkopisë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, për të bërë të mundur zbardhjen e situatës dhe kapjen e autorëve.
(e.f/BalkanWeb)