LAÇ- Tre persona janë plagosur në dalje të qytetit të Laçit pas një konflikti masiv.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se sherri ka ndodhur mes dy grupeve por ende nuk dihen motivet e sakta të konfliktit. Ngjarja ka alarmuar banorët dhe bizneset, ndërsa policia ka ngritur postblloqe të shumta në qytet deri në qartësimin e situatës.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur Gege Gegaj, Erlin Shaploci, Gazmend Shaploci dhe Islam Shaploci. Në gjendje të rëndë shëndetësore janë Gegë Gegaj dhe Erlin Shaplozi, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Sipas raportimeve të para policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar një person.

Foto nga vendi i ngjarjes

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb