Një 32-vjeçare ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrim. Burime zyrtare nga policia e Durrësit thanë se shtetasja me inicialet E.B., akuzohet se ka mashtruar dy persona, duke u shitur bileta të falsifikuara të një agjencie turistike.

Të njëjtat burime sqaruan se pas informacioneve te siguruara në rrugë operative, në lagjen nr 6 në Durrës u bë e mundur ndalimi i 32-vjeçares.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb