DURRËS

Një 49-vjeçar nga Durrësi është plagosur ditën e sotme në një kantier ndërtimi. Policia thotë se shtetasi me iniciale P.D  është lënduar nga shkëputja e krahut të vinçit të një betoniereje, ndërsa fatmirësisht është transportuar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë zbarkuar në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.09.2019, në lagjen Nr.5, Durrës gjatë punës është shkëputur krahu i vinxhit të betonieres për ngjitjen e betonit në katet e larta dhe është lënduar një punëtor,  shtetasi P.D., 49 vjeç,  banues në Durrës, i cili  ndodhet në Spitaline Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e  rrethanave të ngjarjes.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: