VLORË- Dy peshkatarë janë mbytur në ujërat e lumit Vjosë. Lorenc Doko, 32 vjeç, nga fshati Dellinj dhe Elson Kerri, 37 vjeç, nga fshati Delisuf kanë dalë mbrëmjen e kaluar për të hedhur rrjetat në grykëderdhjen e Vjosës dhe që prej atij momenti humbën kontaktet me familjarët.

Dy burrat kishin dalë në grykëderdhjen e Vjosës me një varkë të vogël, nga po hidhnin rrjetat për të peshkuar.

Peshkatarët e tjerë kanë parë momentin kur ata ranë në ujërat e Vlorës dhe menjëherë sinjalizuan policinë.

Policia dhe polumbarët nisën operacionin e kërkimit dhe pas disa minutave kanë gjetur në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës trupin e pajetë të 37-vjeçarit Elson Kerri.  Po ashtu, pas disa momentesh polumbarët e Forcës Detare nxorrën edhe trupin e 32-vjeçarit Lorenc Doko.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: