KRUJË

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në malin e Xithit në parkun kombëtar të Qafështamës.

Sipas të dhënave të para dyshohet se sipërfaqja e djegur është 4 hektarë. Terreni i thyer dhe përhapja e flakëve me shpejtësi e bën të pamundur operacionin e zjarrfikëseve për shuarjen e tyre.

Vatrat e zjarrit në parkun kombëtar të Qafështamës po përparojnë me shpejtësi, ndërsa vijojnë hetimet për shkaqet e zjarrit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: