Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Shqipërinë pasditen e sotme. Rreth orës 5 e 35 minuta, lëkundje të forta u ndjenë në të gjithë vendin.

Sipas raportimeve të deritanishme, tërmeti ishte me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter. Është ndjerë dhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi e Bosnjë.

Epiqendra ishte  38 km nga VL e Tiranës e 10 km në lindje të Burrelit Lëkundja e tërmetit është regjistruar në thellësi 10 km. Për disa sekonda lekundjet u ndjenë në të gjithë vendin.

Ky tërmet i bashkohet një sërë lëkundjesh që kanë “shkundur” vendin javët e fundit.

e.f/BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: