TIRANE– Në orët e para të mëngjesit të sotëm forcat speciale operacionale të Policisë së Tiranës kanë shoqëruar një të dyshuar për vrasjen e komisarit Artan Cuko, në hyrje të pallatit ku ai banonte.

Burimet nga policia kanë treguar për “BalkanWeb”, se i shoqëruari është Mikel Sh, 24 vjeç.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se zyrtarët e policisë janë treguar tejet të rezervuar për ngjarjen, ndërsa shton se ka patur tentativa për të mos dalë asnjë informacion në media, me pretendimin që përben shkak për dëmtimin e hetimeve.

24-vjeçari nga Kuçova është ndaluar në kryeqytet pranë “Pallatit me shigjeta”, teksa udhëtonte në makinë me një mikeshën e tij dhe një person që nuk rezulton të jetë i përfshirë në ngjarje. Ky person i dyshuar për krimin e rëndë dyshohet të ketë patur probleme të mëparshme me policinë. Ai kas qenë i arrestuar për trafik lëndësh narkotike dhe për të përplasje të tjera me policinë e shtetit.

Burimet thonë për “BalkanWeb” se ndalimi i këtij personi është bërë pas analizimit të AND-së, pasi autori i ngjarjes ka hequr bluzën që mbante veshur në momentin e ngjarjes, dhe e ka hedhur atë pak metra larg vendngjarjes.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: