Familjarët e ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja janë bërë sërish protagonistë të akteve të dhunshme. Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit është shpallur në kërkim nga komisariati i Policisë së Fushë Krujës. Shkak është bërë dhuna që Flamur Rraja dyshohet se ka ushtruar dy netë më parë ndaj Kujtim Cacës dhe familjes së tij.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, ndërsa mësohet se dhuna ndaj familjes Caca ka ndodhur për shkak të një prone.

Pas dhunës, në kërkim është shpallur edhe i biri, Arjel Rraja. Arjel Rraja ka qenë më parë i ndaluar për shitje të lëndëve narkotike, kokainë.

Flamur Rraja ishte një prej dhunueve të vëllezërve Bilbil dhe Jashar Maja. Flamur Rraja u filmua në video teksa mbante në dorë një armë zjarri pistoletë. Dhuna barbare ndaj vëllezërve Maja solli reagime të forta, ndërsa pas saj Rrahman Rraja dorëzoi mandatin e deputetit.

Ngjarja ndodhi më 6 korrik 2023, ku opinioni publik u trondit, nga pamjet, ku fisi Rraja shfaqi një dhunë brutale ndaj banorëve të Borizanës, të cilët denoncuan në Policinë e Fushë Krujës, si dhe protestuan në rrugë se aktiviteti i një guroreje në pronësi të Përparim Rrajës, kushëririt të deputetit socialist të dorëhequr pas ngjarjes, Rrahman Rraja, po u shkatërronte shtëpitë.

Dhuna Barbare1
Dhuna Barbare1

Kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, u goditën dhe u kërcënuan me armë nga anëtarë të fisit Rraja, mes tyre djali i ish-deputetit Rexhep Rraja, vëllezërit Flamur dhe Xhelal Rraja, Përparim Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta. Kjo ngjarje çoi në tërheqjen e Rrahman Rrajës nga politika.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: