Policia e Durrësit ka arrestuar drejtorin e Kadastrës së këtij qyteti, 36-vjeçarin Liridon Pula.  Sipas policisë, arrestimi i tij u bë  pasi gjykata caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg ” për veprën penale “shpërdorim  detyre”.

Sipas të dhënave të deritanishme nga ana e Krimit Ekonomik, dyshohet se Liridon Pula, së bashku edhe me zyrtarë të tjerë, kanë tjetërsuar dhe abuzuar me pronat, kryesisht në bregdet.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg ” për veprën penale

“Shpërdorimi i detyrës” dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasit L.P., 36 vjeç, banues në Tiranë, Drejtor i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: