Një makinë ka shpërthyer këtë mesditë në qendër të Gramshit dhe si pasojë janë plagosur dy vëllezër.
Vëllezërit e plagosur janë Algert dhe Erald Mine. Policia shprehet se vëllezërit Mine nuk janë me precedentë penalë.
Shpërthimi ka ndodhur gjatë kohës që makina ka qenë në lëvizje në lagjen “Xhile Liçi” të qytetit të Gramshit.
Njoftimi:
Gramsh/Informacion paraprak
Rreth orës 17:20, në lagjen “Xhile Liçi”, Gramsh, automjeti tip “Ford Focus”, që drejtohej nga shtetasi A. M., gjatë kohës që automjeti ka qenë në lëvizje, në rrethana ende të pa qarta ka shpërthyer.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. M. dhe pasagjeri shtetasi E. M. (vëllezër), të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit të automjetit.
Pas ekzaminimeve të mekanizmit të rrethanave që kanë ndikuar në shpërthim do të ketë një njoftim të plotë.
(balkanweb)