LETONI

Një efektive e forcave të armatosura shqiptare ka humbur jetën në Letoni, si pasojë e shpërthimit të një mine, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm ku Forcat tona të Armatosura janë përfaqësuar me një kontigjent në kuadër të misionit të NATOs “Enhanced Forward Presence”.

Nga shpërthimi është plagosur rëndë dhe më pas ka humbur jetën Nëntetarja Zarife Muharrem Hasanaj. Të plagosur kanë mbetur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj. Burime për ‘BalkanWeb’ konfirmojnë se nga shpërthimi i minës në letoni Rreshter Kapaj ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa në më e rëndë është gjendja shëndetësore për Majorin Tanushi.

Efektivët e FA, pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, po marrin pjesë në misionin e NATO-s në Letoni për demontimin e minave luftarake.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb