DIBËR

Shpërthim me tritol në një banesë në Maqellarë. Sipas informacioneve të para shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit Gazmir Kosiqi. Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në murin e jashtëm rrethues të banesës.

Një person ka mbetur i plagosur dhe policia po kryen veprimet hetimore dhe procedurale. Mësohet se para një viti Gazmir Kosiçit i kanë vrarë djalin Elsi Kosiqi.

32-vjeçari Elsi Kosiqi, babai i tre fëmijë u ekzekutua në 20 mars të vitit të kaluar në derë të shtëpisë në Maqellarë të Dibrës ku u qëllua nga afër me tre plumba pistolete.

Viktima ishte me precedentë penale, ndërsa familja e tij ka edhe një hotel pranë llixhave të Dibrës. 32-vjeçari sapo ishte kthyer nga Maqedonia. Kosiqi, ndërkohë më herët kishte qëndruar në Itali dhe kishte ndërtuar një hotel pranë llixhave të Dibrës. Për vrasjen policia arrestoi 24-vjeçarin Mahmut Gega.

Gazetari Enver Doçi raporton për “Balkanweb” se shpërthimi me lënde eksplozive ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Maqellarë të Dibrës. Policia bën të ditur se tritoli është hedhur brenda rrethimit të banesës së shtetasit, Gazmir Kosiqi, duke shkaktuar dëme materiale të mëdha. Po ashtu, mësohet se si pasojë e shpërthimit është plagosur Ismail Kosiqi, ndërsa shembja e murit të stallës së bagëtisë ngjitur me banesën shkaktuar ngordhjen e katër kuajve.

Ndërkohë, Gëzim Kosiqi një vit e gjysmë më parë humbi djalin Elsi Kosiqin 32 vjeç pasi ja vranë në pragun e shtëpisë. Në lidhje me këtë ngjarje policia arrestoi një person të dyshuar një ditë më vonë.

Sa i përket shpërthimit të sotëm, ende nuk dihen motivet nëse kanë të bëjnë po me të njëjtën ngjarje të ndodhur me 20 Mars të vitit 2018.

Edhe pse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, apo që në këtë ngjarje pati një 27 vjeçar të plagosur Policia e Dibrës e mbajti të fshehtë, duke mos e raportuar jo vetëm në media, por as në faqen zyrtare të policisë së shtetit. Mbulimi i kësaj ngjarjeje të rëndë për familjen Kosiqi, është një akt tjetër i rëndë ndaj tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb