VLORË

Qyteti i Vlorës është tronditur mbrëmjen e sotme. Gazetari i “BalkanWeb”, Enrik Mehmeti raporton se një person ka mbetur i plagosur. Nga të dhënat e para u raportua për shpërthim me lëndë plasëse brenda një banese, por Policia e Shtetit ka hedhur poshtë këtë version. Ajo njofton se 36-vjeçari Elius Thartori (ish-mësues fiskulture) dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 Korriku”, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe menjëherë ka nisur punën për identifikimin dhe më pas kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:23, në Spitalin Rajonal të Vlorës ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi E.Th., 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

36 vjeçari ka qenë në ballkonin e banesës së tij në lagjen “10 Korriku” dhe në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: