GJIROKASTËR

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një banesë në Gjirokastër. Sipas informacioneve të para, gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se Policia e Gjirokastrës ka marrë një telefonatë ku njoftohet për një shpërthim në një banesë në fshatin Shtëpëz.

Bëhet fjalë për banesën e familjes së Fadil Tolës. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por ka pasur dëme materiale dhe sipas informacioneve bëhet fjalë për një sasi lënde plasëse të vendosur në banesë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb